Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetet sociale disa foto ku shfaqet mes demokratëve tek selia blu përpara mbledhjes së Këshillit Kombëtar.

Berisha shkruan se ky këshill vendosi përfundimisht rrëzimin e Edi Ramës dhe mosnjohjen e Parlamentit. Gjithashtu Berisha ka pohuar se ditën e nesërme  e gjithë Shqipëria do të jetë në orën 10:00  në protestën e opozitës së bashkuar përballë godinës së parlamentit. Berisha e cilësoi  Parlamentin si “institucion që i shërben krimit dhe korrupsionit”.

“Ne mes te demokrateve para mbledhjes se Keshillit Kombetar qe vendosi rrezimin e Kakistokracise, dorezimin e mandateve dhe mosnjohjen e paralamentit te ngritur mbi drogen, krimin, korrupsionin!

Neser Shqiperia para parlamentit! Sb”, shkruan Berisha.