Gazeta amerikane, New York Times ka vlerësuar këngëtaren shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa me një shkrim ku flet për zërin dhe karrierën e saj.

“Lipa është një kompozitore dhe performese që është ngritur në stilin pop dhe tani po shkruan muzikën e saj. Zëri i saj ka një fuqi të madhe të njëjtë me Adele, Rihanna dhe Pink. Këngët e saj janë të lidhura me tërheqjen dhe kundërshtimin e një dashurie,” – shkrujti në një artikull.

Aty flitej për një intervistë që kishte dhënë Dua në lidhje me karrierën dhe muzikën që do të sjellë për dëgjuesit.

Ndër të gjitha, u fol edhe për perfomancën e saj në emsionin ‘The Tonight Show’ për të cilën u vlerësua për hitin ‘Scared to be Lonely.’