Neymar Junior nuk ka hezituar ti përgjigjet menjëherë akuzave që vijnë nga Brazili, për dhunë seksuale. Braziliani, që akuzohet nga një vajzë se e ka përdhunuar në Paris, pasi e kishte ftuar rreth dy javë më paë, ka mohuar cdo akuzë duke publikuar një videomesazh të gjatë në profilin e tij në Instagram, gjatë të cilit ka treguar edhe shumë mesazhe, video private e foto me të brendshme që ai e vajza kishin shkëmbyer.

“Tani e tutje do të bëj cdo gjë publike – fillon Neymar – të gjithë momentet tona, që janë intime, por që është e nevojshme ti tregoj që të kuptohet se nuk ndodhi asgjë. Ajo që ndodhi atë ditë – vazhdon O’Ney – është një raport mes një burri e një gruaje brenda katër mureve, dicka që ndodh në të gjithë ciftet. Ditën tjetër nuk ndodhi asgjë, vazhduam të shkëmbejmë mesazhe”.

“Jam akuzuar për përdhunim – vazhdon braziliani – Èshtë një fjalë e rëndë, dicka e fortë. Më befasoi. Èshtë shumë e shëmtuar dhe e trishtë ta dëgjosh, sepse kush më njeh e di karakterin dhe integritetin tim, ashtu si e di që nuk do ta bëjë kurrë dicka të tillë. Ishte një kurth e mund të bija – pranon lojtari – por kjo për mua është një mësim i mirë tani e tutje. Ka persona që duan të përfitojnë dhe kjo është e trishtueshme dhe e dhimbshme” komentoi O’Ney.

Por motivo de extorsão estou sendo obrigado a expor minha vida e família…

Gepostet von Neymar Jr. am Samstag, 1. Juni 2019