Gazeta e njohur britanike “Daily Mail” ka zbuluar identitetin e shqiptarit që përmes një llogarie në Facebook, publikon foto të shqiptarëve në kamionë të cilët zgjedhin të hyjnë ilegalisht në Britaninë e Madhe.

Ai është Fari Lleshi nga Kukësi dhe administron një faqnpage në Facebook të quajtur “Shqipet në Londër”. Faqja në fjalë numëron mbi 70 mijë fansa.

“Daily Mail” ka zbuluar edhe të shkuarën e shqiptarit, i cili rezulton të jetë dënuar në vitin 2011 në Itali për grabitje banke.

Pas përfundimit të dënimit të Italia ai hyri ilegalisht në Angli dhe punoi për një farë kohë në ndërtim.

Por ajo që vihet në pah në artikull është pikërisht fakti se edhe i riu nga Kukësi ka zgjedhur të hyjë ilegalisht në Angli.

“Kam qëndruar 6 vite në burg në Trento, por i kam shlyer detyrimet e mia. Dua ti harroj ato gabime. Pasi përfundova dënimin në Itali erdha në Angli si shumë shqiptarë. Autoritetet nuk e dinë që unë jam në Angli ilegalisht si shumë emigrantë të tjerë”, ka thënë 29-vjeçari Lleshi në intervistën për “Daily Mail”

Por tani, duket se shqiptari ka zgjedhur tjetër rrugë. Lleshi thotë ndër të tjera se i pëlqen muzika e se ka publikuar edhe këngë në Youtube duke përdorur emrin Baba Lllesh dhe 2Gunz.

LEXO EDHE:  "Telefonatat s'kishin të ndalur", policia britanike zbardh ngjarjen që mbajti në panik Londrën: Ja çfarë ndodhi (Video)

Aktualisht kuksiani ndodhet në Britani me dokumente të parregullta dhe thotë se bën punë të ndershme.

Në faqen e tij publikon shpesh foto të shqiptarëve që tentojnë të hynë në Angli, dokumente të falsifikuara dhe numra telefoni personash të përfshirë në trafikun e njerëzve drejt Anglisë.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”729″ sortorder=”7444,7440,7441,7442,7443″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook