Erion Veliaj ishte i ftuar special i programit më popullor të Radio BBC World Service i quajtur “The Weekend”, që ndiqet nga miliona dëgjues nga e gjithë bota çdo të shtunë në Londër, për të folur për transformimin e Tiranës, dhe promovimin e saj.

Veliaj nuk ngurroi të prononohej dhe për mediat shqiptare atje. Për Top Chanel kryebashkiaku dha deklaratën e tij të parë në lidhje me protestën e studentëve, nga ku u shpreh se kërkesat e tyre qëndrojnë por por i gjendur në rolin e kryebashkiakut ai tha se bashkia nuk ka kompetenca për Arsimin e Lartë, por si një ish-aktivist i protestave ka “vetëm admirim për mënyrën se si janë organizuar studentët”.  

Sipas tij, reformën në drejtësi shumë vetë e kanë keqkuptuar, ku rektorë dhe dekanë kanë marrë vetëm privilegjet dhe jo përgjegjësitë.  

“Thirrja ime për studentët është: mos u influenconi nga partitë. E di që në çdo fakultet janë lacat e partisë që mundohen të ndezin zjarre të paqena. Thirrja ime është mos mendoni për politikanët që kanë hallin te zgjedhjet e ardhshme.

“Bashkia do ta emetonte nëse universitetet do të mbeteshin shtetërore. Përsa kohë që morën pavarësinë e tyre, kjo është një nga detyrat që duhet të bëjnë. Por, atë mund ta bëjë edhe bashkia me kënaqësi, por duhet të ulemi. Ka disa detaje që duhen diskutuar edhe për Kartën e Studentit”,- deklaroi zoti Veliaj.

LEXO EDHE:  Nga çoban në kamarier e shitës cigaresh, ja profesionet e para të VIP-ave shqiptarë