Mënyra si gatuani perimet apo si konsumoni frutat mund të rrisë apo ulë përfitimet që këto të fundit kanë në organizëm, por një gjë është e sigurtë me karrotën nuk rrezikoni: sepse sidoqoftë, e gatuar apo jo, lëng apo në smoothie, karota ka shumë vlera e lëndë ushqyese, minerale e vitamina nga të cilat përfitoni në të gjitha mënyrat.

Më poshtë keni të listuara të gjitha arsyet përse lëngu i karotës duhet të jetë i përditshëm në regjimin tuaj ushqimor.

Promovon shëndetin e tretjes
Kur aparati tretës funksionon si duhet të gjitha vlerat dhe lëndët përthithen maksimalisht nga ushqimet. Konsumi i lëngut të karotës ndihmon në nxitjen e sekretimit të lëngjeve të tretjes në mënyrë që ju të mund t’i merrni të gjithë makro dhe mikronutrientët nga ushqimi që hani. Fibrat e lëngut të karotës gjithashtu ushqejnë bakteret e mira në zorrën tuaj.

Përmirësimi i shikimit
Gjithkush e di se ngrënia e karotave ndihmon shikimin dhe vizionin sepse ato janë të pasura me beta carotene dhe lutein pasi mbajnë në gjendje të mirë shtresën e qelizave të ndjeshme ndaj dritës të quajtur retinë.

Lëngu i karotës rregullon nivelin e sheqerit në gjak dhe ul nivelin e kolesterolit të keq
Sipas ekspertëve mjekësorë, diabetikët mund të përfitojnë nga konsumimi i lëngut të karotave. Kjo për shkak se lëngu në ngjyrë portokalli është i pasur me pigmente me bazë bimore të quajtur karotenoide që përmbajnë me shumicë enzima antioksiduese. Studimet kanë treguar se karotenoidet ndihmojnë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak, duke e mbajtur atë në nivele optimale . Për shkak të nivelit të lartë të kaliumit, pirja e lëngut të karotës rregullisht mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit.

LEXO EDHE:  Kujtoi se po i dhimbte dhëmballa, por shokohet nga ajo që mëson pas vizitës tek mjeku (Foto)

Ndikon në cilësinë e lëkurës
Vitamina A është një antioksidant që mbron qelizat e lëkurës nga dëmtimi i radikalëve të lirë. Vitamina A gjithashtu ndihmon në mbajtjen e lëkurës tuaj të hidratuar, duke shmangur dehidratimin, si dhe krijimin e linjave dhe rrudhave të para. Pirja e lëngut të karotave është shumë i mirë për individët që vuajnë nga psoriasis dhe probleme të tjera të cilat mund të lehtësohen duke mbajtur lëkurën të hidratuar.

Lëngu i karotës mund të parandalojë kancerin
Siç u përmend më parë, lëngu i karotës është i pasur me pigmente të njohura si karotenoide. Për shkak të vetive të tyre antioksiduese, karotenoidet janë në gjendje të parandalojnë shumimin e qelizave të këqija.