Incidenti me himnin e Shqipërisë, në ndeshjen ndaj Francës, ishte vetëm episodi i parë i asaj nate.

Më vonë, spikeri i stadiumit tha se kërkon ndjesë për ngatërrimin e himnit të Armenisë, ndërkohë që duhet të thoshte të Shqipërisë.

Frank Stanislas Andre Barzhin ka folur për atë që ndodhi dhe ka thënë se nuk ka fjetur dy net.

“Nuk kam fjetur dy ditë dhe ndiehem tmerrësisht keq për atë që ndodhi. Ishte një gabim shumë i rëndë nga ana ime dhe jam gati të marr përsipër pasojat që ky gabim mund të sjellë,” theksoi 50-vjeçari.