Një anije me vela është bllokuar pasditen e sotme në afërsi të Lungomares në Vlorë, brenda të cilës udhëtojnë turistë të huaj.

Kapiteneria e Vlorës ka nisur operacionin për nxjerrjen e anijes. Mësohet se Veliera ka ngecur 30 metra larg bregut, ndërsa shkak ka qenë era e fortë.

Ndërkohë, në ndihmë të anijes kishte shkuar edhe një tjetër mjet lundrues, (një gomone) i cili është dëmtuar.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook