Një prej personave të përfshirë në konfliktin e ngjarjes së 4 tetorit në zonen e ish-Bllokut, biznesmeni Ervin Mata i cili i është drejtuar prokurorisë së Tiranës.

Mata kërkon të japë shpjegime për ngjarjen, ku një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën.

Kërkesa iu dorëzua dy prokurorëve nga avokati mbrojtës Alban Bengasi pasi Ervin Mata nuk ka dhënë shpjegime për ngjarjen deri tani.

Burime nga prokuroria thanë se e kanë administruar kërkesën e Matës dhe javën e ardhshme ai do të thirret për të dhënë versionin e tij për krimin, ku viktimë mbeti Fabian Gaxha, dhe u plagosën biznesmeni Ervis Martinaj e miku i tij Elio Hato. Ervin Mata, i fejuari i këngëtares Elvana Gjata, u lirua nga gjykata vetëm nën masën e detyrimit të paraqitjes.

Vendimi i shkallës së parë është apeluar nga Prokuroria, e cila kërkon kthimin në burg të biznesmenit.

Gjykata nuk i ka vlerësuar drejt provat dhe faktet duke caktuar një masë sigurie, që nuk i përgjigjet rëndësisë së ngjarjes. I dyshuari Mata u vetëdorëzua në polici, pesë muaj pas ngjarjes së rëndë. Sikurse edhe të dyshuarit e tjerë, edhe ai u lirua nga gjykata.

Në burg ndodhet vetëm Ervis Martinaj ndërsa vijon të jetë në arrati komando Meviol Bilo, i cili dyshohet se qëlloi në drejtim të Fabian Gaxhës, në momentin kur ky i fundit nxori armën dhe qëlloi në mes të lokal Monopol.

LEXO EDHE:  Policia dhe Prokuroria japin detaje mbi operacionet në 12 qytete, ja kush janë të arrestuarit (Emrat)

Motiv i krimit, dyshohet të jetë një ngacmim verbal që iu bë jashtë ambienteve të lokalit, të fejuarës së Matës, këngëtares Elvana Gjata.