Seanca parlamentare e ditës së sotme siç edhe pritej ka nisur me debate të shumta mes opozitës dhe mazhorancës.

Në fokus kryesor në fillimin e seancës ka qenë dhe ngjarja e rëndë e ab*zimit makabër që ndodhi në qytetin e Kavajës.

Në Foltoren e Kuvendit ministri i Brendshëm ka deklaruar se ngjarja është denoncuar dhe ka nisur hetimin që në momentin e parë që prindërit e kanë denoncuar rastin.

P”rotestoni kundër faktit, por dëgjojeni. Policia ka reaguar ndaj denoncimit të familjarëve dhe ka referuar cështjen në Prokurori. Të gjitha akuzat e ngritura ndaj policisë janë të dëmshme dhe dashakeqe. Publikimi në rrjetet sociale ka ndodhur pasi shtetasit janë arrestuar, para se keni bërë atë palostatus. T’ju vijë turp që gënjëni shqipërinë. Kriminel s’me thonë dot i kam duart e bardha dhe jo të skuqura. Policia e shtetit i ka arrestuar përdhunuesit para se lajmi të bëhet publik. “ u shpreh Lleshaj.

Ndërkoh i revoltuar Sali Berisha është drejtuar për tek foltorja për të marrë fjalën, dhe me këmbënguljen e tij arriti të replikojë ndaj deklaratave të Lleshajt.

Berisha është shprehur se vetëm pas publikimit të tij nga rrjetet sociale rasti ka filluar të zbardhet, dhe se sipas tij policia e shtetit e ka mbajtur të fshehtë ngjarjen e rëndë.

“Sot keni para jush kemi mazhorancën e përdhunuesve. Një përdhunim kolektiv që ndodhi ne Kavajë. Polici u njoftua po ishte në anën e përdhunuesve, fshehu krimin.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Mafia bën ligjin në qeveri, gruaja e të fortit të Durrësit, grup me Shullazin. Pritet të emërohet në krye të agjensisë shtetësore

Kryeministri ishte në anën e përdhunuesve, heshtën dhe nuk thanë  një fjalë. Përsërsitën të njëjtin skenar, si me djalin e  deputetit të tyre.

Përsëritën të njëjtin skenar ku një e sëmure me AIDS akuzoi kryetarin e grupi parlamentar për përdhunim. Këta akuzojnë viktimat”,-ka deklaruar Berisha nga foltorja e Kuvendit.