Një ngjarje shokuese ka ndodhur në një shkollë, në Skoci, teksa një 12-vjeçar akuzohet se ka sulmuar seksualisht mësuesen. Ngjarja është denoncuar nga mësuesja, ndërsa policia ka marrë menjëherë të miturin.

Hetimet për rastin e pazakontë vazhdojnë, ndërsa, sipas “Daily mail”, autoritete nuk kanë pranuar të japin të tjera detaje.

“Një djalë 12-vjeçar është akuzuar në lidhje me një sulm të dyshuar seksual të ndodhur në një shkollë në Glasgoë”, ka qenë e vetmja deklaratë nga policia.