Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shkollën e mesme teknike “Shaban Spahija” në Pejë, ku një nxënës ka therur me thikë një mësues.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pasi mësuesi me iniciale B.B. ka nxjerrë nga ora e mësimit nxënësin me iniciale E.H.

“Mësohet se nxënësi kishte penguar mbarëvajtjen e ligjeratës” raportojnë mediat në Kosovë.

Bëhet me dije se nxënësi E.H. fillimisht ka ofenduar në klasë mësuesin e tij, pasi ky i fundit i kishte shënuar një vërejtje dhe e kishte larguar nga ora e mësimit.

Më pas, rreth orës 11:45, nxënësi i klasës së 10-të, pas përfundimit të orës mësimore, sapo ka parë mësuesin pranë oborrit të shkollës e ka sulmuar me thujë, duke i shkaktuar lëndime në pjesën mbi gju.

Raportohet se i mituri është larguar nga vendi i ngjarjes dhe po kërkohet nga policia,  ndërsa i plagosuri po merr trajtimin mjekësor.

Policia e Pejës ka konfirmuar se ende nuk është bërë e mundur kapja e autorit, pavarësisht se është bërë i mundur identifikimi i tij.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook