Avokati Spartak Ngjela ka qenë i ftuar mbrëmjen e së enjtes në emisionin “360 Gradë” në Ora News.

Ngjela tha se Rama është në krizë financiare prandaj rriti taksat, duke theksuar se shpejt mund të mos ketë para për pagat.

“Nuk është vetëm Erdogan në krizë, edhe Rama është në krizë financiare. Prandaj rriti taksat, nuk ka para. Mund të jemi në prag të asaj, që mund të mos ketë mundësi për të paguar rrogat. Mbajeni mend këtë nga unë”, tha Ngjela

Duke folur rreth reformës në drejtësi, Ngjela shtoi se as Rama nuk di t’i shpëtojë asaj.

“E tërë strategjia e Ramës për t’u shkëputur vjen nga reforma në drejtësi. Nuk shpëton dot. Na vonon ne, vet nuk fitojnë asgjë. Që të gjithë punojnë në vakuum. Votimi që bëri kundër Izraelit, e goditi rëndë. Të vetmen gjë që nuk duhet ta kishte bërë ishte votimit kundër Jerusalemit. Problemi i dytë, është që ky i ka bërë me qëllim që të acarojë nervat e tyre? Nuk e di! Nëse e ka bërë në bashkëpunim me Erdogan, ky po anon andej.

Aspirata është për të hyrë në BE dhe ky nuk mund t’u thotë dot shqiptarëve që mund të lërë BE-në për Turqinë”, tha avokati.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Kryemadhi: 27 janari, dita ku qytetarët do të protestojnë për të drejtat e tyre