Senati i Universitetit të Tiranës ka votuar për lirimin e godinës së Juridikut pasi studentët janë ngujuar brenda.

Menjëherë pas votimit, Senati i UT ka kërkuar që studentët të lirojnë godinën. Brenda godinës ndodhen disa studentë, të cilët kundërshtojnë Ligjin e Arsimit të Lartë.

Disa ditë më parë, Fakulteti i Juridikut vendosi të zhvendoste mësimin në ambjentet e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”.

Por, pavarësisht kësaj zgjidhjeje të përkohshme studentët e fakultetit Juridik janë përballur me mbylljen e derës me zinxhirë, ndaj është parë e nevojshme edhe ndërhyrja e senatit të UT.

Dekani i fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha u shpreh: “Programi mësimor është detyrim ligjor. Senati do i bëjë thirrje studentëve që të bëjnë të mundur të lirojnë Fakultetin e Drejtësisë.”