Mbrëmjen e djeshme krimi brenda familjes tronditi Vlorën, ku një i ri grabiti dhe më pas qëlloi me plumb në kokë gjyshin e tij 69-vjeçar.

Për mediat vetëm pak pas ngjarjes së ndodhur nipi me gjaftohtësi deklaroi se bëhej fjalë për një grabitje pasi sipas fjalëve të tij në banesë mungonin 1 milionë lekë të vjetra.

Por pasi policia shoqëroi në komisariat nipin vrasës arriti që pas pyetjeve këmbëngulëse i riu të pranonte krimin e kryer, madje ai tregoi edhe vendin se ku e kishte fshehur armën e krimit.

“Nuk e duroja dot më. Prej kohësh më stresonte dhe ma kishte nxirë jetën. Vetëm më shante dhe më kërkonte llogari, prandaj e vrava”! Është kjo dëshmia tronditëse që adoleshenti ka dëshmuar përpara bluve të Vlorës.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar rreth orës 20:40 në lagjen “Rilindja” në Vlorë, ku i riu jetonte vetëm me të ndjerin pasi prindërit i kishte humbur në një aksident rrugor.

Intervista e të miturit për mediat (INSKENIM I NGJARJES)  

Gazetari: Si e gjete gjyshin?

I mituri: Kur erdha gjeta derën të hapur dhe gjyshin të gjakosur. Më pas dola dhe mora ambulancën. Më pas vjen policia.

Gazetari: Banesa si ishte?

 I mituri: Ishte rrëmujë. I kishin hedhur të gjitha rrobat në shesh dhe kishin hapur çantat e lekëve. Kishin marrë 1 milion lekë.

Gazetari: Gjyshi në çfarë gjendje u gjet?

LEXO EDHE:  Përmbytjet në Vlorë, gjendet pa ndjenja në banesë një grua (Emri)

 I mituri: Në gjendje shumë të keqe. Ishte i gjakosur komplet.

Gazetari:  Keni ndonjë dyshim?

 I mituri:  Nuk e di.

Gazetari: Ekziston dyshimi se mund të ketë rrëshqitur vetë?

I mituri: Nuk e besoj se ai ishte i ulur në divan. Është grabitje se mungonin dhe lekët.

Gazetari: Ju me gjyshin jetoni?

I mituri: Po bashkë me gjyshin.