Në funksion të rritjes së sigurisë në rrugë, Policia e Tiranës ka konstatuar 125 shkelje të normave të qarkullimit rrugor.

Aksioni i policisë në një “mënyrë të re”, me anë të efektivëve të pauniformë, të cilët fotografojnë çdo rast të shkeljes së sinjalistikës rrugore, kryesisht në kryqëzime dhe në zonat urbane.

Policia shprehet se janë konstatuar 125 mjete në shkelje të rregullave, ndërsa shkeljet e konstatuara janë kryesisht për parkime të gabuara, mospozicionim siç duhet në korsitë dhe zonën e kryqëzimit, mosdhënie përparësisë ndaj këmbësorëve, mosrespektim të sinjalizimit rrugor horizontal, si dhe shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor që ndikojnë jo pak, në krijimin e kushteve për trafik të rënduar, konfuzion në qarkullimin e mjeteve dhe burim për aksidente rrugore.

 

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore e Tiranës dhe Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në kuadër të masave të marra për përmirësimin e shërbimit të Policisë Rrugore, kanë reduktuar ndjeshëm efektivët e vendosur me shërbim fiks, për menaxhimin dhe rregullimin e trafikut, nëpër kryqëzime që janë të pajisur me sinjalizimin e nevojshëm të ndritshëm (semafor).

Me reduktimin e prezencës fizike të dukshme, janë shtuar patrullat e policisë rrugore, me mjete të uniformuara dhe jo vetëm, të cilat gjatë kontrollit të territorit, evidentojnë, dokumentojnë dhe më pas procedojnë sipas shkeljeve të verifikuara, mjetet e konstatuara në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor duke adresuar me pas masat administrative në adresat përkatëse sipas afateve ligjore të parashikuara në nenin 199 te Kodit Rrugor të Republikes së Shqipërisë.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Sapo kishte dal nga burgu, por zakonin se kishte harruar, ja ç'ndodhi me "skifterin" 24-vjeçar (Emri)