Përkundër kërkesave të shumta nga organizatat për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, ka filluar edhe këtë vit në Yulin të Kinës, festivali ku festohet duke ngrënë mish qeni.

Festivali nisi dje dhe do të vazhdojë për nëntë ditë. Rreth 10 mijë qen do të theren për të festuar solsticin e verës.

Për të shmangur protestat e shoqatave dhe aktivistëve, këtë vit therja e kafshëve do të mbahet larg nga sytë e klientëve dhe çdo shitës do të ekzpozojë maksimumi dy trupa qensh.

Mbrojtësit e kafshëve në Itali protestuan dje në Romë, duke brohoritur: ” Ndaloni Kinën, shfuqizoni festivalin Yulin, të ndalojmë konsumimin e qenve dhe maceve.

Sipas tyre kjo nuk është festë por një masakër.

Sipas të dhënave nga zyra në Pekin për mbrojtjen e kafshëve në botë,  “25 milionë qen theren në Kinë çdo vit. Dhe në Yulin, ku festohet çdo vit solstici veror , janë masakruar dhe më pas ngrënë rreth 10 mijë mace dhe qen, një masakër: Sipas besimit popullor, mish i qenit është  burim shëndeti, fati dhe energjie seksuale; ndërsa sëmundjet e shkaktuara nga konsumimi i mishit të qenve me origjinë të panjohur janë të njohura – në bazë të të dhënave nga institucionet lokale dhe institucionet shëndetësore “.

Edhe këngëtari, Tiziano Ferro, ka ndarë në rrjetet sociale një video-mesazh me kërkesën e aktivistëve për mbrojtjen e kafshëve që ftojnë të pengohet ky event.

LEXO EDHE:  Valixhja auto-ndjekje, ka aftësi të identifikojë pronarin e saj

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook