Në janar të vitit 2019, me ligjin e ri nuk do të ketë më pika bastesh apo llotosh.

Mbyllja e tyre ka nisur ku pjesa më e madhe e tyre po përshtaten me një tjetër lloj biznesi. Pjesa më e madhe e bizneseve janë kthyer ne bar kafe ose janë dhënë me qera për një biznes tjetër.

Dyqanet kanë nxjerrë në treg dekoderat televizorë dhe ato po shiten me çmim nga 5 mijë lekë të reja deri në 20 mijë lekë të reja, në varësi  të madhësisë së tyre.

Koha e mbetur u shërben atyre të mbyllin numrin e NIPT-it pranë QKR-së si dhe të shesin televizorët që dikur kanali i vetëm që shihej në to ishin ato të sporteve.

Kujtojmë se mbyllja e pikave të basteve pritet të sjellë një goditje për të punësuarit në to.