Pasi kryebashkiaku Veliaj pranoi propozimet e LSI, qytetarë të shumtë janë mbledhur në protestë para Bashkisë së Tiranës, kundër rritjes së çmimit të ujit të pijshëm.

Protesta ka nisur rreth orës 18:00 ku dhjetëra qytetarë po protestojnë në shenjë kundërshtimi për këtë vendim, i cili pritet të miratohet sot në Këshillin Bashkiak.

Qytetarët janë shprehur se është e papranueshme të rritet çmimi i ujit të pijshëm.

Kjo rritje e një prej produkteve bazë jetësore vjen në një kohë që varfëria sa vjen dhe shtohet te shqiptarët.

Protestuesit e mbledhur në para Bashkisë së Tiranës theksojnë se vendimi është shumë i rëndë dhe arrogancë e tepruar e pushtetit.