Reagimeve të shumta të shkaktuara nga konfuzioni nëse Klement Balili u arrestua nga qeveria apo u vetëdorëzua, i është bashkuar edhe ish-Presidenti i vendit Bujar Nishani.

Në një postim në Facebook Nishani ka shkruar me sarkazëm dhe ironi se si kryeministri mburret për një trafikant prej tre vitesh në kërkim policor, u vetë dorëzua në polici.

“Kryeministri i Shqipërisë mburret pse një trafikant në kërkim policor prej 3 vitesh qënka dorëzuar vetë në polici.
Balili paska qenë në mes të Sarandës dhe qeveria e Ramës nuk e gjente dot
Pas 3 vitesh vërdallosje, Balili shkon në prokurori vetë dhe KM mburret se e kapi.
Ku e katandisën këtë shtet?”, shkroi Bujar Nishani në facebook.