Bujar Nishani, Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, ka reaguar pas lajmit të trishtë të shkatërrimit nga zjarri të katedrales së njohur Notre Dame në Paris, duke hedhur edhe një sugjerim.

“Djegia e Katedrales Notre-Dame e Parisit, një tragjedi e kulturës dhe trashëgimisë për mbarë njerëzimin, – ka shkruar Nishani në Fb. – Shpresojmë që Shqipëria t’i bashkohet kontributit për rindërtimin e saj. Kultura botërore një krenari e përbashkët!’