Pas një thatësire të gjatë disa mujore, rreshjet e shirave kanë nisur mëngjesin e sotëm në Australi.

Më të lumturit e këtyre reshjeve kanë qenë fermerët australianë, të cilët sapo kanë parë pikat e para të shiut që kishin nisur, kanë dalë në oborr dhe rrugë për të festuar, në mënyra nga më të çuditshmet. Të çliruar nga stresi i shkatërrimit të tokave dhe të të mbjellave nga thatësira e madhe, disa prej tyre kanë dalë të festojnë në shi pa rroba, vetëm me të mbathura.

Rreshjet e para kanë nisur gjatë fundjaves në New South Wales fillimisht, e më pas në pjesë të tjera të vendit. Tokat australiane kanë nevojë për më shumë rreshje se ato të fundjaves, por dhe këto të fundit nuk i kanë penguar fermërët dhe familjet e tyre të gjejnë mënyra të veçanta për të shprehur gëzimin.