Ditën e djeshme Skënder Gjinushi u zgjodh kryetar i Akademisë së Shkencave. Zgjedhje këto të kontestuara, për faktin që vetëm një kandidat merrte pjesë. Ndërkaq ditën e sotme në Facebook qarkullon kjo foto, ku Gjinushi shihet në shoqërinë e kryeministrit Rama. Të dy ata duken të përqëndruar në bisedë, teksa janë duke pirë kafe në një nga resortet e kryeqytetit. Edhe pse në rrjetet sociale pretendohet se kjo foto është shkrepur ditën e sotme, një fakt i tillë nuk është konfirmuar.