Një grabitës që po mbante në dorë një hanxhar po ndjek ‘rivalin’ e tij në rrugë në mes të ditës.

Incidenti ndodhi në Castlemilk, Glasgow, në orën 6.20, pasditen e së premtes dhe u kap në video nga një dëshmitar i rastit.

Dy persona janë parë në një konfrontim në mes të rrugës pranë një semafori.

Personi me hanxhar, i veshur me një bluzë gri, shkon drejt tjetrit, i cili po përdorte një shishe si armë.

Njeriu me shishe, i veshur me të bardha, zbrapset, hedh shishen dhe ikën.

Hajduti me hanxhar e ndjek atë para se të shihte një makinë policie që po vinte.

Zëdhënësja e policisë në Skocinë tha: ‘Rreth orës 6.20 të mëngjesit të së premtes, më 1 qershor, policia mori një raport të një njeriu në Lainshaw Drive, Castlemilk me një armë të ftohtë.

‘Zyrtarët morën pjesë dhe kryen një kërkim të zonës duke rezultuar në një përgjigje negative.

“Nuk pati raportime për ndonjë lëndim apo sulm. Mund të konfirmojmë se helikopteri është përdorur si pjesë e kërkimit. Hetimet po vazhdojnë.’

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook