Një japoneze në Festivalin e RTSH-së do t’i këndojë shqip Tiranës

Artisti franko-shqiptar Genc Tukiçi ka një surprizë të bukur për publikun shqiptar.

Ai do të marrë pjesë këtë vit në ‘Festivalin e RTSH-së së bashku me të bijën, Nadia. Vajza e tij ka marrë tiparet e japoneze të nënëns së saj.

“Ju flet Tirana” është dueti që artisti shqiptar do të sjellë me të bijën. Ata do të konkurrojnë në këtë festival së bashku me 19 artistë të tjerë konkurrentë.