Dorëzoi formularin e dekriminalizimit në KQZ, një kandidate tjetër nga listat e LSU-së që kërkon të marrë mandatin e deputetit.

Kandidatja që kërkon mandatin e deputetit është Enada Koçiraj, pjesë e listës së LSI në qarkun e Vlorës. Enada Koçiraj ishte e treta në listën e Vlorës dhe do të zëvendësojë ish- deputetin Shezai Rrokaj.

Kandidatja e 10-të nga listat e LSI-së e cila kërkon të marrë mandatin e deputetit. Deri tani janë plot 17 kandidatë nga opozita e re që kërkojnë mandatin e deputetit, ndërsa 4 prej tyre janë betuar në Kuvend.