Sipas mediave italiane klanet shqiptare të drogës kanë shtuar trazirat, sidomos në rajonin e Foggias, ku numri i vrasjeve ka ardhur në rritje.

Një artikull italian iu ka referuar organizatave mafioze shqiptare të cilat po forcohen shumë duke konkurruar bandat vendase.

Sipas disa statistikave, vrasjet në Foggia, këtë vit si asnjëherë më parë kanë ardhur nga shqiptarët. Koloneli Marco Aquilio thotë se trafiku i lëndëve narkotike me Shqipërinë ka krijuar një luftë të re mafioze në këtë rajon.

EUROPOL bën me dije se shqiptarët po fuqizohen gjithmonë e më shumë si dhe po krijojnë bazat e tyre në shtete të ndryshme të vendeve anëtare.

“Për shkak të afërsisë me bregdetin shqiptar, italianët po ngjiten më në veri, drejt Foggias, ku kontrolli i territorit nga forcat e rendit është më i vështirë,” tregon koloneli

Por, paratë që po vërshojnë nga vendi i shqiponjave po shkaktojnë një numër të madh përleshjesh e viktimash, shkruan “Il Fato Quotidiano”.

“Ai po shfrytëzohet si një portë drejt Europës. Interesat e lidhura me trafikun ndërkombëtar kanë nxitur orekset e grupeve të tjera kriminale, gjë që i ka hapur rrugën një përplasjeje bandash”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook