Policia e Durrësit ka lajmëruar se një tjetër person është zhdukur prej dy ditësh. Sipas burimeve policore bëhet me dije se një 39-vjeçar ka humbur prej dy ditësh.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka kërkuar ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve në gjetjen e shtetasit Çlirim Leskaj 39 vjeç, banues në këtë qytet, i cili është larguar nga banesa më datë 01.10.2018 dhe nuk është kthyer më.

Sipas të dhënave, ai është rreth 1. 70 cm i gjatë, ka flokë të zeza dhe ka të veshur një bluzë ngjyrë të zezë me viza ngjyrë të kuqe, pantallona sportive ngjyrë të zezë dhe xhaketë sportive ngjyrë blu.

Nga deklarimet e familjarëve është evidentuar se shtetasi i mësipërm vuan nga shëndeti mendor dhe nuk flet. Në rast identifikimi të tij, policia lut të telefononi në numrin 0694110217.