Një tjetër i ri shqiptar ka mbetur viktimë e dhunës makabre që ushtrohet ndaj të burgosurve shqiptarë nga gardianët e burgut të shteti fqinj.

Burime mediatike bëjnë me dije se më 8 Gusht të vitit 2018 ka humbur jetën si pasojë e dhunës së ushtruar i riu 31-vjeçr me iniciale  F.I., nga Volora i cili vuante dënimin e tij në burgun e Koridalos në shtetin helen.

Mësohet se i riu është vrarë pak ditë se të lirohej nga burgu.

Këtë ngjarje e ka bërë të ditur e motra e 31-vjeçarit e cila kërkon arsyen përse u vra vëllai i saj dhe pse po hesht shteti shqiptar. Ende nuk dihet asgjë rreth identitetit të plotë të shqiptarit dhe rrethanave të ngjarjes.

Vetëm gjatë këtij muaj dy shqiptarë u raportuan të vdekur në burgjet greke, një prej tyre prej dhunës së ushtruar ndaj tij dhe tjetri për shkak të vetëvrasjes.

Kujtojmë gjithashtu se vetëm gjatë vitit të kaluar mbetën të vdekur 16 shqiptarë në burgjet e shtetit fqinj.