Mesa duket Londra nuk po gjen qetësi nga sulmet. Një tjetër ngjarje ka tronditur Britaninë.

Mësohet se një person ka hyrë mes një turme besimtarësh pranë një xhamie në Londër. Ngjarja ka ndodhur në “Seven Sisters Road”.

Nga burime zyrtare britanike mësohet se rreth 11 burra myslimanë janë plagosur dhe një person ka humbur jetën në Xhaminë e famshme të Finsbury Park, pasi një person me fugon u fut në mes të turmës, pak pas mesnatës.

Dëshmitarët okularë në vendngjarje kanë pohuar se autori i ngjarjes së rëndë është arrestuar nga policia.

Mësohet se fugoni që është përdorur nga personi i arrestuar është marrë me qira nga një kompani me seli në Uells, “Pontaclub Van Hire 2”.

Sipas dëshmitarëve policia ka arrestuar një burrë të bardhë, ndërkohë që gjithë zona po kontrollohet nga forca policie.

Nuk ka ende një lajmërim zyrtar nëse ky ishte një sulm terrorist ose jo, ndërkohë që pritet dhe njoftimi zyrtar nga Policia e Londrës.