Jeta e saj private ka qenë shumë e komentuar në media. Ajo çka bëri më shumë bujë në jetën e këngëtares së njohur Eneda Tarifa, ka qenë ndarja nga bashkëshorti.

E ftuar në ‘Thumb on’, këngëtarja u shpreh se me ish-bashkëshortin ruante marrëdhënie të mira shoqërore dhe të dy kujdesen në mënyrë të barabartë për vajzën e tyre.

“Marrëdhënia jonë është tepër e mirë shoqërore. Kujdesemi për vajzën në mënyrë të barabartë dhe sigurisht në eventet e saj më të rëndësishme ne jemi atje që të dy”, u shpreh ajo.

Këngëtarja u pyet gjithashtu nëse ka dikë tjetër në jetën e saj, një vit pas ndarjes.

“Jo. Nuk dua njeri për momentin në jetën time”, tha Eneda.

Këngëtarja është e impenjuar maksimalisht tek ‘Kënga Magjike’ dhe kënga e saj “Ma zgjat dorën” është pëlqyer shumë.