Teknologjia po ecen me ritme shumë të shpejta kur bëhet fjalë për smartfonat që ne përdorim, dhe kjo besohet se vitin tjetër do të sjellë mundësinë që ne të karikojmë celularët tonë për 5 minuta.

Vetëm dy vite më parë është prezantuar kjo teknologji, kur “StoreDot” nga Izraeli prezantoi “FlashBattery” tek panairi në Las Vegas. Drejtori ekzekutiv  i Stordot, Doron Majersdorf, u shpreh se mundësia e prodhimit do të lançohet vetëm vitin e ardhshëm, ama nuk ka treguar se cilat kompani prodhuese janë paraqitur pranë tyre për përdorimin e kësaj teknologjie.

Bateria, e cila mbushet për pesë minuta, është e krijuar nga nano-materiali dhe është projektuar që celulari të mbajë 24 orë bateri.