Të gjithë njerëzit në fillim ishin me sy kafe, por një gjen i quajtur OCA2 ndikoi që sasia e pigmentit të pësonte ndryshim.

Por, a e dini se nga erdhi ngjyra blu e syve?

Shkencëtarët ka kohë që kërkojnë burimin e syve të kaltër në gjenin OCA2, por kërkimi i tyre kishte përfunduar gjithmonë pa sukses. Por, pas disa vitesh hulumtim, ata gjetën diçka të pabesueshme.

Çdo person në botë që ka sy blu ka prejardhjen nga një evropian i cili jetoi rreth 7,000-10,000 vite më parë. Njerëzit e aso kohe pësuan një mutacion i cili çoi në përhapjen e kësaj ngjyre të syve edhe në shumë njerëz të tjerë.

Deri më tani, shkencëtarët kanë qenë në gjendje të zbulojnë se personi më i hershëm që kishte sy blu ishte një spanjoll që jetoi 7,000 vite më parë.

A jeni ju një pasardhës i një mutanti të lashtë evropian?