Sipas Forbes, biznesmeni francez, Bernard Arnault, fitoi 5.1 miliardë dollarë për 48 orë pasi kompanitë e tij patën një rritje të vlerës së aksioneve në bursë.

Pasuria e Arnault ka shkuar 96.3 miliardë dollarë, dhe për disa kohë gjatë vitit që shkoi u bë i dyti më i pasur në botë, pasi ia kaloi Bill Gejtsit në vend të dytë, ndërkohë që Xhef Bezos i Amazon qëndron në vend të parë.

Arnault është pronar i grupit LVMH, që ka si pronësi 70 nga markat më të njohura të luksit, si Christian Dior, Louis Vuitton, Dom Perignon Champagne, TAG Heuer, Rimowa, etj.


Arnault ia kaloi Warren Buffet në mars të këtij viti dhe u bë i treti më i pasur në botë.


Ai ka që në vitin 1989 që është president i LVM H, kompania që prodhon shumicën e produkteve të luksit.

Arnault ka pesë fëmijë, katër prej të cilëve punojnë te kompanitë e tij.