16 të ndaluarit nga policia për dëmet e shkaktuara gjatë protestës masive të organizuar nga opozita njihen sot me masën e dënimit nga Gjykata.

Arrestimi i tyre u bë në bazë të  pamjeve filmike të policisë  si dhe ato të vendosura në Kryeministri, të cilat kanqregjistruar të gjithë veprimet e protestuesve.

Ndërkohë që, Prokuroria do të kërkojë masën “arrest me burg” për 16 personat e ndalaur për katër akuzat, që nga shkatërrimi i pronës me zjarr e deri të goditja e dhuna ndaj punonjësve të policisë.

Përveç njohjes me masën e dënimit për të ndaluarit gjithashtu pritet edhe përfundimi i ekspertizave të policisë shkencore për lëndet e përdorura në protestë si nga ana e protestuesve dhe nga ana e Policisë dhe Gardës.