Nga Milano në Nju Jork në njëqind e tetëdhjetë minuta? E njëjtë me kohën për të parë dy ndeshje futbolli.

Nga Roma në Sidnei në shtatë orë? Kjo është e mjaftueshme për të parë  trilogjinë e filmave “The Lord of the Rings”.

Ne do të duhet të presim disa vjet, por në Boom Technology janë të bindur se pas tre dekadash do të përfundojë purgatori i fluturimit supersonik.

Që ne vitin 2003, Concorde iu dhurua një hangari vetëm per t’u shfaqur për vizitorët e muzeve.

Tani , nje biznesmen amerikan, i financuar nga  Fondet e Investimeve dhe Richard Branson, pronar i Virgin, ka mbledhur disa shkencëtarët dhe fizikanët më të mirë të NASA-s, Boeing, SpaceX, Lockheed Martin dhe Gulfstream për të mundësuar të punojnë për një avion të ri supersonik.

Avioni supersonik i quajtur “Boom”,i cili do të jetë i gjatë 52 metra, dhe me krahët e hapur 18 metra dhe një shpejtësi maksimale prej Mach 2.2, dmth 2716 km , dy herë më shumë se shpejtësinë e zërit.

Pra, “Boom” do të bëhet avioni i parë që do të bëjë realitet udhëtimin me shpejtësinë 2700 km/orë, që për ditët e sotme vetëm në filmat fantastiko-shkencorë mund ta hasim.