Kënga “Lule Blini”, hyrja më e re e “The Top List”.

Trimi Jetullahu është 23-vjeçari nga Prishtina, i cili ka nisur të shkruajë vargje muzikore që në moshën 5-vjeçare.

Rryma hip-hop është e preferuara e tij dhe e ka ushtruar atë për vite të tëra duke e shkruar dhe kënduar.

Deri tani në karrierën e tij ai ka publikuar 7 projekte muzikore ku përfshihet edhe bashkëpunimi me Çiljetën, “Bubu”.

“Lule Blini” teksti i të cilës është shkruar nga vetë reperi momentalisht zë vendin e 96-të në klasifikim, në javën e parë të hyrjes së tij.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook