Ai është vetëm 9 vjeç dhe është i diplomuari më i ri në botë për vitin 2019. Laurent Simos nga Belgjika është fëmija gjeni që ka shkaktuar një garë midis universiteteve më prestigjoze në botë, për ta marrë atë si një nga studentët e tyre.

IQ e Laurent është 145 dhe ai do të përfundojë gradën e tij për inxhinjeri elektronike në Universitetin e Teknologjisë Eindhoven në dhjetor.

Profesori i tij i matematikës mendon se Oxford do të ishte vendi ideal për Laurent.

Ai tha se që kur ishte 6 vjeç, ai i mësonte djalit të vogël gjëra që i duhej t’ja mësonte një 16 vjeçari.

Sipas raportimeve, profesorë nga universitetet më të mira në Amerikë po mundohen të bindin gjeniun të regjistrohet me ta për të ndjekur programet e masterit dhe doktoraturës.

Laurent mbaroi shkollën e mesme në moshën 8 vjeç dhe u diplomua në një sallë me nxënës të moshës 18 vjeç.