Thonë se dashuria të verbon. 

Dashuria, ku mosha, feja, raca, etnia, apo pamja e jashtme në këtë rast nuk kanë aspak rëndësi. 

Një histori e pazakontë mes dy të rinjve na vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku përtej paragjykimeve dy të rinjtë zgjedhin dashurinë.   

Shane Burcaw 26 vjeç dhe Hannah Aylward 25 vjeçe kanë bërë të njohur lidhjen e tyre tre vjeçare në kanalin e tyre në Youtube “Squirmy and Grubs”.   

Prej tre vitesh Hanah është lidhur me të dashurin e saj të paralizuar në karrige me rrota Shane. Hannah është njohur me Shane duke parë një dokumentar që fliste për të, i cili shkruante libra dhe merrte pjesë në konferenca të ndryshme për njerëzit më aftësi të kufizuar.

Pas katër ditë të kaluara së bashku çifti vendosi të niste një histori dashurie. Dhe që prej vitit 2018 ata jetojnë bashkë në Minnesota. Shane dhe Hanah janë shumë të lumtur me njëri tjetrin dhe postojnë shpesh foto në rrjetet sociale.  

“Kur unë dhe Hannah jemi në publik, të huajt mendojnë se jemi motër dhe vëlla, ose që është kujdestarja ime”- tregon Shane, i cili është në karrike me rrota që në moshën 2-vjecare.

25-vjeçarja thotë që sa herë poston një video në internet me të dashurin e saj 25-vjeçar, njerëzit fillojnë e komentojnë me teori të ndryshme se pse mund të jenë lidhur, mirpo siç edhe shprehet gjatë publikimit të historisë së tyre, kjo gjë nuk e pengon aspak atë ta dashurojë Shane.  

LEXO EDHE:  "Provojeni dhe do t'ju shfarosim", Koreja e Veriut kërcënon me sulme bërthamore SHBA-në

“Tek Shane me pëlqente sensi i tij i humorit dhe mënyra si shkruante, por gjithashtu mendova se ishte edhe shumë i bukur”- tregon Hannah.