Ka shumë nga ato amvisa të cilat janë shumë të “fiksuara” tek metodat e larjes së rrobave, duke blerë kështu detergjentë dhe aromatizues të shtrenjtë.

Por, gjithmonë ka një zgjidhje që kushton shumë lirë, dhe jep efekt ndoshta më të mirë sesa larësit e shtrenjtë.

Ndoshta nuk e keni ditur por mësojeni tashmë, se mjafton vetëm një gjysëm gote uthull e bardhë ta hidhni në baulen e makinës larëse dhe rezultati tek rrobat tuaja do të jetë tepër interesant.

Para së gjithash, një filxhan gjysmë me uthull mban gjallërinë e ngjyrave dhe zvogëlon mbetjet e sapunit, ndihmon për të hequr njollat ​​e deodoranteve nga rrobat e bardha.

Nëse shtoni gjysmë gotë uthull në ciklin e larjes, atëherë aroma e cigares në rrobat tuaja do të neutralizohet plotësisht.

Pra, metodë e thjeshtë dhe e lirë për higjienë dhe gallëri për veshjet tuaja pasi në fakt uthulla thyen ngarkesën statike që shpesh kanë disa inde.