“Volfgat” është restoranti modest dhe i vogël buzë detit në Afrikën e Jugut, i cili në ceremoninë e përvitshme që mbahet për përzgjedhjen e restoranteve më të mira, ka triumfuar duke kryesuar listën si reestoranti më i mirë në botë.

Restoranti “Volfgat” është hapur në vitin 2016 në një fshat të vogël peshkatarësh, në bregun perëndimor të Afrikës së Jugut.

Ajo çka e bën edhe më interesante historinë e këtij restoranti është se “Volfgat”, ka vetëm 6 anëtarë të personelit që u shërbejnë klientëve dhe ofron një meny me 7 pjata për 850 rand, ose rreth 60 dollarë, nga ku mund të presë vetëm 20 persona në një vakt.

Teksa mbante në duar çmimin fitues shefi i kuzhinës, Kobus van der Merve, në fjalimin e tij tha:

“Stafi im, që del çdo ditë për të mbledhur barëra dhe përbërës të tjerë në breg të detit, duhet të jetë këtu. Restoranti është foshnja e tyre”.

Ndërkohë mes anëtarëve të jurisë që akordoi çmimin është edhe kuzhinieri i famshëm me origjinë shqiptare, Rene Rexhepi, i restorantit “Noma” në Danimarkë.