Ndoshta ju pëlqeni rërën e bardhë dhe ujërat e kaltër të një plazhi tropikal, por mund të jeni të pasionuar pas kulturave ikonë të qyteteve të tilla si Stambolli, Parisi apo Venecia. Edhe thirrja e egër një udhëtimi safari mund të jetë e veçantë. Sidoqoftë, kudo ku udhëtoni, ka disa destinacione që janë edhe më të veçanta nëse bëhet fjalë për një udhëtim romantik.

Maldivet

Gjithmonë në krye të listës së vendeve romantike ishulli I bukur në Oqeanin Indian mbetet një nga vendet më mbreslënëse të planetit, për plazhet e bukura, detin dhe resortet e shumta.

Toskana

Nëse ka diçka më romantike se vetë Toskana, është ajo që quhet “Kështjella e dashurisë”. Kështjella “Ama” gjendet në Chianti, në zonën e vreshtave që prosdhojnë një nga verat më të mira në botë. Pushuesit mund të zgjedhin mes suitave luksoze të shekullit të 18-të dhe të shijojnë perëndimin e diellit pas kodrave, ndërsa mund të zbulojnë edhe një kulinari të mrekullueshme.

Parisi

Nëse do të kërkonit emrin e qytetit më romantic në botë, kryeqyteti francez do të përmendej nga shumë njerëz. Sigurisht do të gjeni vendet e shumënjohura si Kullën Eiffel, katedralen “Notre Dame” apo galeritë e Luvrit. Por gjithashtu mund të vizitoni vende më pak të njohura, por që ja vlejnë të shihen si “Musée de la Vie Romantique”, një muze i dedikuar romantikëve të shekullit 19-të, në art, muzikë dhe letërsi. Mbi të gjitha, një udhëtim në rrugët e PArisit për të parë lagjet dhe kafenete, gjithashtu do të ishte mbreslënës.

LEXO EDHE:  Arrestohet në Itali shqiptari "kameleon" me 12 identitete të ndryshme

Stambolli

Një nga qytetet më të rëndësishëm të Turqisë, Stambolli është gjithashtu një vendndalesë romantike. Në një ditë e gjysmë të kaluar në Stamboll, ju mund të shihni Pazarin e Madh, Xhaminë Blu dhe Pallatin Topkapi. Një atraksion tjetër interesant është Bosfori që lidh pjesën europiane me atë aziatike.

Buenos-Aires, Argjentinë

Një tjetër destinacion ikonik për të dashuruarit është edhe kryeqyteti Argjentinas Buenos-Aires, ku një miksim i tangos, kopshtit me trëndafila dhe një darke pranë lumit, do të krijonte rivalitet të sigurtë me destinacionet e lartëpërmendura.

Aty ku romanticiteti merr jetë siç edhe vetë emri më së miri e tregon, “Paseo El Rosedal”, një kopësht gjigand me plot 93 lloje të ndryshme lulesh, shëtitore dhe stola për dy të dashuruar që kërkojnë qetësi romantike, pse jo të shijojnë edhe një piknik aty.

Bora Bora  

Destinacion i cili të jep ndjesinë e të braktisurit të gjithçkaje duke vrapuar për privatësi dhe romancë. Pikërisht Oqeani Paqësor, fluturim 1-orësh për në veriun e Tahitit.

I njohur ndryshe si “xhevahiri i detit jugor”, Bora Bora të jep ndjesinë e një oazi privat, ku mund të zgjedhësh spa-të ose shëtitjet e qeta në fshatrat e qeta aty pranë për momente aventureske dhe plot relaks./ CNN