Figura të njohura të publikut kanë mbështetur protestën e studentëve nëpërmjet postimeve në rrjete sociale, por edhe me praninë e tyre në protestë.

Reperi i njohur Noizy, ku nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale u sugjeron studentëve që të ulen në dialog me kryeministrin Rama. Sipas tij nuk do të kishte asgjë të keqe që të ulen e të diskutojnë në lidhje me kërkesat dhe problemet e tyre.

Noizy gjithashtu hedh dyshime se protesta mund të jetë politike, pasi që studentët nuk pranojnë të dialogojnë me kryeministrin.

Të dashur studentë:

Shoh shumë mesazhe për mbështetje, dhe në fillim nuk hezitova dhe e bëra hapur. Por siç e dini çdo gjë në ktë botë e ka një zot shtëpie. Ka drejtor spitali, ka drejtor shkolle, ka drejtor policie, apo prindër që duhen pyetur ose mbase jeni dhe vetë i pari shtëpisë si familje e re. Dhe në Shqipëri, duam s’duam, ka një të parë shtëpie, fundja fundit vetë e kemi zgjedh. 

Tani nëse unë do doja disa ndryshime do bëja çmos ta ulja babën ose të zotin e shtëpisë për të biseduar se si mund t’ia dalim mbanë! Ndaj për zotin nuk po e kuptoj se PSE dhe CFARE të keqe ka te uleni dhe të veni pikat mbi i? Kur vetë kryeministri po ju ofron takim dhe po thotë se jam i gatshëm për t’i plotësuar të gjitha kërkesat, madje dhe më shumë se ç’kërkoni, mos vallë është politike gjithcka? 

Nëse po, atëherë ky o turp, një herë qe patëm në dorë të bënim dicka për veten tonë, sërisht e lejuam politikën të hyjë në mes. Më vjen sinqerisht keq për të gjithë ata studentë të shkretë që me vërte i duan këto ndryshime pa ndikimin e politikës. Pa marrë parasysh as PD as PS, mblidhini forcat dhe largoni njerzit që ju pëshpërisin mbas veshi. Të paktën kjo qeveri nuk po ju vret mes protestës dhe të mos mbaj asnjë njeri përgjegjësi. Me sinqeritet ju dua dhe do jem me ju deri në fund, Por jo kshu, duhet me ul e me e mbyll me fitore për studentat, jo me sherr për parti! Ju kam zemër!