Reperi i famshëm shqiptar, Noizy, ka publikuar në faqen e tij në “Instagram” një mesazh për të gjithë kuksianët që jetojnë në Londër.

Në mesazhin e tij, Noizy kërkon që kuksianët që jetojnë në Londë, të ndihmojnë 6 vajza të vogla, që reperi i quan princesha, pasi kanë nevojë për strehim dhe shkollë.

Nuk është hera e parë që reperi shqiptar ndërmerr të tilla nisma bamirësie për familjet në nevojë.

“6 princesha të vogla nga Kukësi kërkojnë strehim/shkollë… Where’s my Kuksi Dons Hajde bashkohemi bashkë sërisht. Goli i parë është të arrijmë 40.000€ për 1 shtëpi në Tiranë 2+1.. info ne Video.. Tel number & Email ? unë e di që kuksianët e Londrës do të bëjnë mbi 40.000€ për këto zemrat e vogla”, shkruan Noizy në profilin e tij në “Instagram”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook