Reperi i njohur shqiptar, Rigels Rajku, i njohur ndryshe me emrin e artit, “Noizy”, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

Kënga e titulluar “Gango”, në bashkëpunim me reperin e njohur grek Snick është publikuar në kanalin e këtij të fundit në YouTube.

Kur ka rreth 60 minuta që është publikuar, kënga ka marrë mbi 63 mijë klikime.

Ky është bashkëpunimi i parë i reperit shqiptar me një artist grek, ndërsa teksti i këngës është greqisht dhe shqip.