Noizy mesa duket di ti zgjedhë shumë mirë femrat me të cilat shoqërohet dhe mban në grupin e tij, dhe tani mund të themi që Enca nuk do të ketë më shanse të rikthehet pasi është zëvëndësuar nga një tjetër vajzë ajo e këngëtarit të njohur Sabian, Keisi Medini.

Duke qenë se u bë pjesë “e familjes” OTR në të njëjtën kohë që debati mes Noizyt dhe Encës u ndez dhe u acarua mes tyre, Keisi vendos të flasë për këtë gjë personalisht, por çfarë thotë ?
Në një intervistë për “Thumb” ajo rrëfeu se me Noizyn janë më shumë se shok.

“Normal që e kam më shumë se shok. Ai është pjesë e familjes”, – thotë Keisi teksa mohon aludimet e medias që mund ta ketë burrë reperin e famshëm shqiptar.