Zjarri shkatërrues i rënë ditën e djeshme Notre Dame në Paris, dogji plotësisht majën dhe çatinë e katedrales së famshme. 

Pas nje lufte te gjate me flaket, zjarrfikësit arritën të shpëtonin strukturën kryesore të gurit të ndërtesës gotike, të vjetër 850 vjet, përfshirë dy kullat e saj.

Por për ta sjellë atë në gjendjen që ishte, do të duhen 10 deri në 15 vite si dhe qindra miliona euro. Është ky vlerësimi i federtatës së kompanive franceze të specializuara në restaurimin e monumenteve, pas zjarrit shkatërrues mbrëmjen e djeshme.