Pas deklaratave të deputetit Myslim Murrizi mër mosdorëzimin e mandatit pasi sipas tij ky vendim i opozitës nuk përkrahet nga SHBA dhe BE, ka ardhur dhe reagimi i parë ironizues ndaj kësajj deklarate.

Ka qenë anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Indrit Hoxha, ai i cili i është kundërpërgjigjur me ironi kolegut të tij, deputetit të PD-së për Fierin Myslim Murrizit.

Në një postim në facebook Hoxha ka shkruar:

“Myslymin e ka marrë në tel dora vetë Donald Trump mos ta dorëzojë mandatin, flitet që do nisi dhe një tur takimesh me Macron, Merkel për moslënien e mandatit”, ka shkruar Indrit Hoxha në facebook.