Gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve e cila po zhvillohet aktualisht prokurorët thanë se Saimir Tahiri ahiri mund të arratiset nga vendi, ose të prishë provat për veprat penale për të cilat akuzohet.

Prokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, thotë se lënia e Saimir Tahirit të lirë përbën rrezik pasi i dyshuari mund të arratiset.

Gjatë seancës së pyetjeve në Këshillin e Mandateve, deputeti demokrat Alibeaj e ka pyetur prokurorin:

Alibeaj: A ekziston dyshimi që Tahiri të ikë nga vendi, të prishë provat apo të kryejë një vepër tjetër?

Prokurori: Sigurisht, kemi dyshimin që mund të jemi para këtyre rasteve, unë jo pa dashje bëra një prezantim të përgjithshëm që nisëm një hetim duke e mbajtur në fshehtësi. Tani mund të ndodhë që Ish-ministri edhe ti shmanget hetimit

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook