Shpëtim Kovaçi, vëllai i Brunilda Kovaçit e cila u përcoll në banesën e fundit sot, ka tentuar të vrasë veten në burg.

Kjo pasi atij nuk i dhanë leje që të ishte i pranishëm në ceremoninë e varrimit të motrës së tij. Ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të burgut të Beratit, ku ai vuan dënimin prej 8 muajsh për vrasje.

Sipas BalkanWeb, Kovaçi ka tentuar të presë damarët e fytit me briskun e rrojës. Ai është gjetur i plagosur në qelinë e tij, ndërsa është çuar me emergjencë drejt spitalit të Beratit.

Mjekët thanë se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas mjekimit, 32-vjeçari është transportuar sërish në burg.

Motra e tij, Brunilda Kovaçi u gjet e masakruar dhe e djegur natën e 25 dhjetorit në Francë. Trupi i saj u soll ditën e sotme në Berat, ku edhe u përcoll për në banesën e fundit.